Jamie Carragher i ka bërë thirrje Liverpoolit të mos e ndjekë sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, pavarësisht raporteve se suedezi dëshiron të largohet nga St James’ Park.
Duke folur për The Overlap, ish-mbrojtësi i Reds theksoi se çmimi i raportuar prej 150 milionë funtesh e bën këtë lëvizje të pamatur, veçanërisht pasi Liverpool tashmë ka shpenzuar 79 milionë funte këtë verë për sulmuesin Hugo Ekitike.
Carragher argumentoi se një tjetër investim i madh për një sulmues do të ishte i paplanifikuar dhe reaksionar, jo pjesë e një strategjie të qartë transferimesh.
Ai gjithashtu shprehu dyshime mbi karakterin e Isakut, duke kujtuar se lojtari më parë ka detyruar një transferim – një sinjal që mund të tregojë probleme në të ardhmen.
Sipas tij, një shumë e tillë duhet të rezervohet vetëm për një talent të jashtëzakonshëm, si Kylian Mbappe.
“Si tifoz i Liverpoolit, nuk dua që klubi të shpenzojë 150 milionë paund për Isakun. Vetëm këtë verë kemi paguar 80 milionë për një sulmues tjetër që do të jetë zëvendësues”, deklaroi Carragher.
“Ka diçka tek Isaku që nuk më bind – një herë ka reaguar keq dhe kjo nuk më duket e shëndetshme. Nuk është një lëvizje e planifikuar”.
“Nuk mendoj se strategjia duhet të jetë blerja e një sulmuesi për 80 milionë, e më pas një tjetri për 120 milionë. 150 milionë funte është një shumë për Mbappe, jo për një lojtar rezervë”, shtoi legjenda e The Reds.