UEFA gjobit skuadrën polake pas banerit skandaloz ndaj Kosovës në ndeshjen me Zvezdën

- Bota Sot

UEFA gjobit skuadrën polake pas banerit skandaloz ndaj Kosovës në ndeshjen me Zvezdën

UEFA gjobit skuadrën polake pas banerit skandaloz ndaj Kosovës!

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj klubit polak KKS Lech Poznań, pas shfaqjes së një baneri provokues dhe politik me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Cërvena Zvezdës.

Ky akt, i konsideruar nga UEFA si një mesazh i papërshtatshëm për një ngjarje sportive, i kushtoi klubit polak një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Përveç kësaj, Lech Poznań u ndëshkua edhe me 30 mijë euro dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (Tribuna II), për ndezje fishekzjarrësh nga tifozët. Klubi gjithashtu mori një gjobë prej 8 mijë eurosh për bllokimin e korridoreve publike gjatë ndeshjes.



Read it all at Bota Sot