Ka një stil të veçantë - flokëgjatë!
Loja e tij bie në sy në çdo ndeshje në Çair e kudo që luan jashtë fushës në Maqedoninë e Veriut.
I shpejt e driblues!
Nuk ka më shumë se 10 vjeç dhe po paraqitet me sukses për pionierët e klubit të futbollit Shkupi.
Është fjala për talentin Lorik Goca.
Luan në pozitën e mesfushorit.
Ka shpejtësinë e zgjuarsinë kur manovron me top dhe është shumë i rrezikshëm kur afrohet afër zonës.
Shquhet për goditje të forta, krahas golave që shënon edhe asiston në shumë gola..
Ai ka mësuar shumëçka nga trajneri i tij, Kujtim Mustafa.
Synimet e Lorikut janë që të përparoj në teknikën e lojës dhe po ashtu të rrisë edhe shpejtësinë e vrapimit dhe të goditjes.
Për zemër e ka Real Madridin dhe sulmuesin Kylian Mbappe.
Loriku stërvitet me përkushtim nën drejtimin e trajnerit Mustafa dhe synon që një ditë të bëhet si ylli i futbollit botëror, Luka Modriç.
“Jam si Modriçi!
Më pëlqen loja e tij.
Edhe unë jam sikur ai”, - thotë Loriku për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Babai i tij, Kenani, e mbështetët shumë Lorikun.
“E do shumë futbollin. Edhe gjumin nuk e bën pa topin e futbollit. S
humë trajnerë mahniten nga loja e tij por edhe stilin që ka jo vetëm si flokëgjatë”, tha Kenani.