Teuta prezanton përforcimin e ri

- Bota Sot

Teuta prezanton përforcimin e ri

Klubi i Teutës ka bërë një tjetër afrim në merkaton e verës.

Mesfushori brazilian Higor Vidal, i është bashkuar skuadrës durrsake duke qenë firma e radhës e saj në një edicion ku ka ambicie që të luftojë për zonën e Europës dhe trofe.

Futbollisti brazilian ka nisur karrierën në vendlindje para se të transferohej në Europë ku ka luajtur me Pas Janinën në Greqi, Zalgiris në Lituani e më pas ka provuar me radhë edhe futbollin në Izrael, Indonezi, Afrikën e Jugut e së fundmi Irakun.

Eksperienca e tij e fundit ishte pikërisht me klubi e Erbil në futbollin irakian, para se të transferohej në klubin shqiptar.



Read it all at Bota Sot