Mesfushori i Kombëtares që luan për Hajdukun: Këtu jam në shtëpinë time, jam gati edhe të gjuaj penallti

- Bota Sot

Mesfushori i Kombëtares që luan për Hajdukun: Këtu jam në shtëpinë time, jam gati edhe të gjuaj penallti

Adrion Pajaziti është gati të gjuajë penallti nëse do të jete e nevojshme kundër Dinamos në ndeshjen e kthimi të turit të tretë të Ligës së Konferencës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, do të jetë përsëri në fushën e lojës me fanellën e Hajdukut dhe në konferencën e sotme për mediat ku ishte përkrah trajnerit Garsia, theksoi se ishte gati të bënte gjithçka për të kualifikuar skuadrën e tij.

“Kjo është një ndjesi speciale për mua pasi po luaj në shtëpinë time. Familja ime do të jetë këtu dhe jam shumë entuziast. Personalisht mendoj se luajta mirë në ndeshjen e  fundit, por ka gjëra të cilat duhet të përmirësoj.

Ne do të luajmë në një stadium të shkëlqyer. Tifozët janë fantastikë. Ne shqiptarët jemi njerëz shumë patriotikë. Kam qenë krenar sa herë kam luajtur këtu.

Përgatitje për penalltitë? Me këdo që luajmë ne mundohemi që t’i imponojmë ritmin tonë të lojës. Ne analizojmë veten dhe mundohemi të përmirësohemi.

Jemi gati edhe për penalltitë nëse do të ketë të tilla. Por unë shpresoj të mos ndodhë. Nëse do të duhet të gjuajmë të tilla, unë do të jem vullnetar për të goditur një”, tha Pajaziti para mediave.



Read it all at Bota Sot