Jurgen Çelhaka ishte një nga mungesat e ndeshjes së parë mes Olimpija Ljubljanës dhe Egnatias, pasi mesfushori u la pushim nga klubi në përballjen e Ligës së Konferencës ndaj kampionëve të Shqipërisë.
Por ai është gati për sfidën e dytë dhe ka treguar për faqen e klubit slloven se çfarë atmosfere do i presë në Rrogozhinë, ku luhet ndeshja e kthimit mes dy ekipeve.
“Është gjithmonë një ndjesi e mirë kur kthehesh në atdheun tënd, ku ke filluar të luash futboll. Kam luajtur në Tiranë për 15 vjet dhe kam kujtime vërtet të mira të asaj periudhe.
Krahasimin midis kampionatit shqiptar dhe sllovene? Liga sllovene është me cilësi më të lartë se ajo shqiptare, por është gjithashtu në rritje. Katër vjet më parë, kur unë ende luaja këtu, liga ishte jashtëzakonisht konkurruese.
Është njësoj edhe tani: 4 ekipe po luftojnë për titullin. Futbolli slloven është sigurisht me cilësi më të lartë, por mendoj se edhe ai shqiptar po përparon shpejt.
Në ndeshjen e parë, ne ishim ekipi më i mirë, e kontrolluam ndeshjen, kishim më shumë mbajtje të topit, patëm më shumë raste dhe humbëm një penallti, e cila është gjithashtu një pjesë e futbollit.
Për të përparuar, duhet të përmirësojmë lojën tonë në të zonën e sulmit dhe të jemi më efikasë para portës. Besoj se do të kemi sukses dhe do të kualifikohemi.
Atmosfera? Pavarësisht se nuk kam luajtur ende në “Egnatia Arena”, kam dëgjuar se ka një atmosferë të shkëlqyer në ndeshjet e mëdha. Vendasit e duan klubin e tyre dhe e mbështesin nga tribunat. Ne jemi një ekip me përvojë europiane, kështu që jam i sigurt se kjo nuk do të na bezdisë, ndaj do të luajmë me maksimumin e aftësive tona”, u shpreh ish-mesfushori i Tiranës për faqen e klubit të Olimpija Ljubljanës.