Albion Rrahmani në formacionin e javës në elitën e futbollit çek

- Bota Sot

Albion Rrahmani në formacionin e javës në elitën e futbollit çek

Albion Rrahmani, sulmuesi i Spartës së Pragës, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së katërt të kampionatit çek, zgjedhur nga faqja zyrtare e ligës.

Të dielën, ai ishte heroi i ekipit të tij duke shënuar golin e vetëm dhe vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Sigma Olomoucut, një rezultat që e mban Spartën në garë për kreun e tabelës.

Goli i tij ishte i bukur si zakonisht, duke treguar për formën e lartë që po tregon me gjigantin çek.

24-vjeçari nga Kosova ka nisur sezonin 2025/26 në formë të shkëlqyer, me katër gola të shënuar në shtatë ndeshje në të gjitha garat, duke treguar vazhdimësi dhe instinkt të lartë golashënuesi.

Rrahmani u bashkua me Spartën vitin e kaluar nga Rapid Bukureshti për një shumë prej 5 milionë eurosh.

Ai te Kosovës ka realizuar gjashtë gola në 15 paraqitje, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj.



Read it all at Bota Sot