Pas zjarreve shkatërruese, Greqia goditet nga tërmeti me magnitudë 4.7 ballë

- Bota Sot

Pas zjarreve shkatërruese, Greqia goditet nga tërmeti me magnitudë 4.7 ballë

Pas zjarreve Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.7 ballë. Sipas raportimeve, tërmeti goditi brigjet e Nisyros në Greqi.

Lëkundjet e tërmetit ishin me epiqendër në jugperëndim të ishullit ndërsa thellësia fokale ishte 122 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëmtime në objekte apo të lënduar.

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë problematike, kryesisht në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa.

Forca të shumta zjarrfikësish veprojnë nga terreni, ndërsa avionë dhe helikopterë po hedhin ujë nga ajri për të neutralizuar zjarret.



Read it all at Bota Sot