PSG është fitues i Superkupës së Evropës në futboll.
Ndeshja në kohën e rregullt mes PSG e Tottenham ka përfunduar me rezultat 2:2.
Penalltitë përcaktuan fituesin e Superkupës.
PSG ngadhënjeu me penallti me rezultat 4:3 ndaj Tottenhamit.
Finalja është zhvilluar në stadiumin e Udines.
Golat për spursat i realizuan van de Ven (39”) e Romero (48”).
Pas një krosimi të Pape Matar Sarr, Cristian Romero godet me kokë dhe Lucas Chevalier nuk tregohet fare vigjilent dhe pëson një gol, që ishte shumë i mundshëm për ta shmangur nga ana e skuadrës franceze.
Në minutën e 85-të Lee Kang-In realizoi por 2:1.
Në kohën shtesë përkatësisht në minutën e 90+4 Ramos me kokë ka barazuar rezultatin 2:2.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
PSG pas triumfit në Champions League, tani fitojnë Superkupën e Evropës.
Penalltitë, për Tottenham shënuan Solanke, Bentancur, Porro; dështuan Van de Ven, Tel dhe për PSG-në realizuan Ramos, Dembele, Lee Kang, Mendes; dështoi Vitinha.