Coman po largohet nga Bayerni pas 10 viteve qëndrim në Allianz Arena

- Bota Sot

Coman po largohet nga Bayerni pas 10 viteve qëndrim në Allianz Arena

Thomas Müller dhe Leroy Sané janë larguar këtë verë nga Bayern Munich derisa Kingsley Coman është tani lojtari i tretë sulmues që do të braktisë gjigantin gjerman.

Sulmuesi francez është pranë largimit nga Bavarezët pas 10 viteve qëndrim në Allianz Arena.

Transferimi i tij te Al Nassr në Arabinë Saudite është pothuajse i përfunduar, sipas Fabrizio Romano.

Bayern i ka dhënë dritën jeshile lojtarit për të mbyllur marrëveshjen dhe largimi pritet të ndodhë në orët në vijim.

Në Arabinë Saudite, Coman pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me vlerë deri në 75 milionë euro neto.

Bayern do të përfitojë një tarifë transferimi midis 25 dhe 30 milionë euro për sulmuesin që ishte pjesë e klubit për 10 vite.

Coman mbetet i paharrueshëm për golin vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve 2020 kundër PSG-së, që i dha Bayernit fitoren 1-0.



Read it all at Bota Sot