Lothar Matthaus kritikon trajnerin, kështu thotë për Granit Xhakën!

- Bota Sot

Lothar Matthaus kritikon trajnerin, kështu thotë për Granit Xhakën!

Pas dy vjetësh të kaluar te Bayer Leverkuseni, Granit Xhaka u largua këtë afat kalimtar veror nga skuadra gjermane, me legjendën gjermane, Lothar Matthaus, që kritikon trajneri Erik ten Hag për largimin e liderit. 

Kapiteni i Zvicrës u transferua te Sunderlandi, skuadra e sapo promovuar në Ligën Premier, duke mbyllur aventurën e tij në Gjermani.

Për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni, foli legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus në një intervistë për “Sportbild”, ku ka shprehur habinë dhe pakënaqësinë e tij për vendimin e klubit.

“Shumica e largimeve janë të kuptueshme.

Unë nuk mund ta pranoj çështjen për Xhakën! Erik ten Hag duhet ta pranojë fajësinë sepse nuk ka luftuar shumë për të”.

“Xhaka ka qenë strategu dhe zemra e ekipit”, ka deklaruar Matthäus.

Transferimi i Xhakës te Sunderlandi u realizua për shifrën prej 15 milionë eurosh. Mesfushori është produkt i akademisë së Baselit dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Borussia Mönchengladbachu dhe Arsenali.

Me Bayer Leverkusenin, Xhaka ishte pjesë e sezonit historik në të cilin skuadra fitoi Bundesligën pa pësuar asnjë humbje, ndërsa me golin e tij në finale, ndihmoi ekipin të fitonte edhe Kupën e Gjermanisë.

Në total, me fanellën e Bayer Leverkusenit, Xhaka zhvilloi 99 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe dhënë nëntë asistime.



Read it all at Bota Sot