Milan ka hyrë në librat e rekordeve për sa i përket arkëtimeve

- Bota Sot

Milan ka hyrë në librat e rekordeve për sa i përket arkëtimeve

Milan ka hyrë në librat e rekordeve për sa i përket arkëtimeve nga shitjet e lojtarëve.

Me transferimin e fundit të Malick Thiaë, sipas të dhënave të “Sky Sport”, kuqezinjtë kanë arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 149.8 milionë euro, një rekord absolut në historinë e klubit, duke tejkaluar me shumë distancë sezonet e kaluara.

Nëse shohim ecurinë e viteve të fundit, diferenca është e dukshme:

2024/25: 51.3 milionë euro

2023/24: 71.4 milionë euro

2022/23: 11.1 milionë euro

2021/22: 5.1 milionë euro

2020/21: 51.7 milionë euro

Nga një verë me fitime minimale si ajo e 2021/22, ku në arkë hynë vetëm 5.1 milionë euro, Milani ka kaluar në një operacion gjigant që ka sjellë gati 150 milionë euro të freskëta në buxhet.

Nga kjo shumë rekord, një pjesë e madhe është riinvestuar. Plot 103 milionë euro (me bonuset e përfshira) janë shpenzuar për përforcime, duke përfshirë edhe afrimin e mbrojtësit belg Koni De Ëinter. Por merkato nuk mbaron këtu: janë të siguruara 10 milionë euro për afrimin e mesfushorit Athekame, ndërsa drejtuesit kuqezinj po punojnë për një sulmues të ri dhe, sipas burimeve, mund të vijë edhe një tjetër mbrojtës.

Ky rezultat tregon një politikë të qartë të klubit: menaxhimi inteligjent i aseteve, duke shitur në kulmin e vlerës për të krijuar hapësirë financiare për afrime cilësore. Igli Tare po bën një punë fantastike te Milanit duke ndërtuar jo vetëm një skuadër konkurruese, por edhe duke ndihmuar bilancet e klubit.



Read it all at Bota Sot