Stuttgart refuzon sërish ofertën e Bayernit

- Bota Sot

Stuttgart refuzon sërish ofertën e Bayernit

Saga e merkatos mes Bayern Munchen dhe Stuttgart për Nick Woltemade vazhdon të ndezë titujt në Gjermani. Klubi i Stuttgart ka refuzuar sërish një ofertë prej 60 milionë eurosh nga bavarezët për sulmuesin e talentuar gjerman, i lindur në vitin 2002.

Vendimi i drejtuesve ka shkaktuar reagime të ashpra te futbollisti. Enturazhi i Woltemade e ka quajtur “të pajustifikueshme” kërkesën e Stuttgart për 75 milionë euro:

“Kjo shifër është e paarritshme. Për më tepër, ky vendim bie ndesh me marrëveshjet e bëra kohë më parë, duke qenë se lojtari erdhi me parametër zero.”

Woltemade, i cili sezonin e kaluar u afirmua si një nga sulmuesit më premtues të Bundesligës, është objektiv i qartë i Bayern-it për të forcuar repartin ofensiv. Megjithatë, diferenca mes ofertës dhe kërkesës është e madhe dhe mund ta komplikojë përfundimisht operacionin.

Fakti që lojtari mbërriti te Stuttgart me parametër zero vetëm pak kohë më parë, e bën situatën edhe më të nxehtë. Sipas mediave gjermane, Woltemade e shihte Bayern-in si hapin e radhës në karrierë, por aktualisht gjithçka duket e bllokuar nga pretendimet financiare të Stuttgart..



Read it all at Bota Sot