Nga Zvicra në Rrogozhinë

- Bota Sot

Nga Zvicra në Rrogozhinë

Egnatia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference Leagaue.

Në orën 21:00, rrogozhinasit do të presin në “Egnatia Arena” Olimpija Ljubjana.

Takim që është i vlefshëm për raundin e 3-të, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0. Për këtë përballje UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.

Kështu kryesorë do të jetë një zvicerjan. Bëhet fjalë për Urs Schnyder, i cili do të ndihmohet nga Marco Zurcher dhe Benjamin Zurcher. Arbitër i 4-t do të jetë Sven Wolfersberger, teksa VAR-i i besohet Lionel Tschudi dhe në AVAR është vendosur Johannes von Mandach.



Read it all at Bota Sot