Ardhja e Luis Diaz i ka mbyllur përfundimisht derën

- Bota Sot

Ardhja e Luis Diaz i ka mbyllur përfundimisht derën

Gjithçka ka mbaruar për transferimin e anësorit Kingsley Coman te Al Nassr.

Skuadra arabe ka arritur një marrëveshje me Bayern Munih për një tarifë prej rreth 30 milionë eurosh, ndërsa lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Francezi, që prej 10 sezonesh ka veshur fanellën e bavarezëve, që sot do të udhëtojë për në Arabi për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë.

Ardhja e Luis Diaz i ka mbyllur përfundimisht derën Coman, që pas 339 ndeshjesh dhe 72 golash me Bayern Munich thotë “lamtumirë”.

Për lojtarin 29-vjeçar ishin interesuar edhe në Premier League, por konkurrenca ishte e madhe. Oferta e ardhur nga Arabia dhe rroga që ofroi Al Nassr bënë që ai të transferohet në Ligën Arabe.



Read it all at Bota Sot