Xhiroja e dytë në sezonin e ri të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të nis nesër me duelin shqiptar Arsimi – Struga.
Të dyja ekipet shqiptare do të përballen ndërmjet veti me takimin që do të luhet në Gostivar, duke nisur nga ora 17:00. Në të njejtën kohë, në program është edhe ndeshja tjetër ndërmjet Tikveshit dhe Vardarit.
Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me dy ndeshje tjera si Makedonija Gjorçe Petrov që pret Shkëndijën e Tetovës, teksa Bashkimi do të jetë mysafirë i Rabotniçkit në kryeqytet.
Të dielën është paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje, me Shkupin që duhet të pret Sileksin, por bardheblutë ende nuk e kanë konkretizuar stadiumin se ku do ti luajnë ndeshjet si nikoqir. Xhiroja e dytë në elitë mbyllet të hënën me duelin Brera – Pelisteri.