Juventus drejt rikthimit të Kolo Muani, Nico Gonzalez drejt Atleticos

- Bota Sot

Juventus drejt rikthimit të Kolo Muani, Nico Gonzalez drejt Atleticos

Juventus ka vendosur të mos presë më dhe të veprojë për rikthimin e Randal Kolo Muanit në Torino.

Sulmuesi francez, i cili është në dalje nga Paris Saint-Germain, pas paraqitjes në Botërorin e Klubeve me fanellën bardhezi si pjesë e huazimit të sezonit të kaluar, po pret sinjalin nga “Continassa” për t’u bashkuar sërish me skuadrën e trajnerit Tudor.

Fillimisht, operacioni ishte i lidhur me të ardhmen e Dushan Vlahoviq, por meqë sulmuesi serb nuk ka gjetur një zgjidhje për t’u larguar një vit para skadencës së kontratës, drejtuesit bardhezi kanë vendosur të përshpejtojnë gjithsesi negociatat për Kolo Muanin. Me PSG-në po diskutohet për një huazim me detyrim blerjeje pa kushte, me një shifër totale prej 65 milionë eurosh.

Kontaktet e orëve të fundit mes dy klubeve kanë dhënë sinjale më pozitive se më parë dhe shpresa është që “OK”-ja përfundimtare të mbërrijë shumë shpejt, duke pasur parasysh se kampionati është në prag.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, lëvizjet e Juventusit mund të mos ndalen këtu. Atletico Madrid, pasi zyrtarizoi transferimin e Giacomo Raspadorit nga Napoli, ka shfaqur interes në klubin torinez për Nico Gonzalez. Bisedimet janë ende në fazë fillestare, por spanjollët synojnë ta marrin mesfushorin argjentinas me transferim të përhershëm.



Read it all at Bota Sot