Bradley kërkon qetësi

- Bota Sot

Bradley kërkon qetësi

Trajneri i Shamrock Rovers, Stephen Bradley, ka kërkuar qetësi dhe përqendrim maksimal nga skuadra e tij për ndeshjen e kthimit ndaj Ballkanit.

Pas humbjes 1:0 në Prishtinë, ai beson se ekipi i tij ka ende shanse për kualifikim, nëse shfrytëzon mundësitë që i krijohen.

“E dimë që krijojmë raste dhe shënojmë gola, por kësaj here duhet të jemi të qetë dhe të relaksuar.

Nuk ka nevojë të ngutemi prej minutës së parë.

Duhet ta respektojmë kundërshtarin, por kur t’i kemi momentet tona, duhet t’i ndëshkojmë. Fokusi është të provojmë ta fitojmë ndeshjen”, ka deklaruar Bradley.



Read it all at Bota Sot