Sulmuesi i Kombëtares: Temperatura -20 në dimër, nuk u ambientova dot

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares: Temperatura -20 në dimër, nuk u ambientova dot

Po pres me padurim që të filloj. Ky debutim më entuziazmon. Më tërheq kjo aventurë e re”.

Këto janë fjalët e Marvin Çunti, sulmuesit të Kombëtares shqiptare i cili u transferua gjatë merkatos së verës nga Rubin Kazan te Sampdoria në Serinë B. Në një intervistë të dhënë për “La Repubblica-Genova”, ai ka shpjeguar se si po pret debutimin në Kupën e Italisë ndaj Specias, që do të jetë ndeshja e parë sezonale për të me Sampdorian.

“Nuk jam tipi që bëj premtime dhe jam dakord me teorinë e trajnerit Donati që të ecim me kokën ulur, ndeshje pas ndeshje, por me një saktësim: nëse vjen të luash te Sampdoria, e di se çfarë të pret, çfarë ambiciesh duhet të kesh.

Është e pashmangshme që të shohësh sa më lart. Këtu është një vend që ka hijen e Serisë A.

Njerëzit janë mësuar me nivelet më të lartë. Dhe tifozeria të bën të dyfishosh sforcon, të shumëfishosh energjinë. Duhet të jetë një stimul gjigant.

Largimi nga Rusia? Si futbollist duhet të jem i përqendruar sidomos mbi punën në fushë. Por nëse vendi ku gjendesh është i bukur, aq më mirë. Ishte -20 në dimër, nuk rezistoje dot. Nuk arrita të ambientohem. Futboll i ndryshëm, mentaliteti gjithashtu. Sa e bukur është Italia. Një vend ku të jetosh gjithmonë”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar.



Read it all at Bota Sot