Policia njoftoi se sot, me datë 14.08.2025, pas informacionit operativ se katër të dyshuar kishin ekspozuar armë në rrjetet sociale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka filluar hetimin e këtij rasti. Pas disa muajsh aktivitetesh hetimore, me urdhër të Gjykatës Komunale në Prizren është kryer kontroll i objektit të banimit të të dyshuarve në fshatin Randobravë te Prizrenit.
Referuar njoftimit, janë kontrolluar dy (2) shtëpi dhe objektet përcjellëse, si dhe i automjeteve që ndodheshin në oborr.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dy armë të gjata, një pistoletë dhe gjithsej 59 fishekë kalibrin e ndryshme, 4 karikatorë dhe 4 gëzhojat.
Pas marrjes së deklaratave dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, dy nga katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.