Pamje dramatike në Bosnjë: Lumi i rrëmbyeshëm merr me vete një lopë pas reshjeve të dendura

- Gazeta e Prizrenit

Pamje dramatike në Bosnjë: Lumi i rrëmbyeshëm merr me vete një lopë pas reshjeve të dendura

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Gackos në Bosnjë-Hercegovinë kanë shkaktuar vërshime dhe rritje të ndjeshme të nivelit të lumenjve.

Një situatë e tillë është regjistruar në lumin Graçanica, i cili zakonisht ka rrjedhë të vogël, por që pas reshjeve të shumta është shndërruar në një rrjedhë të fuqishme uji.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur lumi i rrëmbyeshëm merr me vete një lopë, duke dëshmuar fuqinë e madhe të ujit, raporton ATV. 

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik Federal të Bosnjë-Hercegovinës, në Gacko kanë rënë 64 litra shi për metër katror brenda 24 orëve, deri në orën 07:00 të mëngjesit të së enjtes.

Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në Bileća, me 85 litra për metër katror, e ndjekur nga Neumi me 70 litra dhe Mostari me 69 litra. Në Cemerno janë regjistruar 47 litra.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Republikës Srpska ka paralajmëruar reshje të tjera intensive dhe erëra të forta në Hercegovinë, me mundësi që në disa zona të bien mbi 100 litra shi për metër katror.

Për këtë arsye, është lëshuar alarm portokalli për Hercegovinën, si dhe për pjesët lindore dhe juglindore të Bosnjës, për shkak të rrezikut nga vërshimet që mund të shkaktojnë dëme në prona dhe rrugë.

Kjo është vala e dytë e reshjeve intensive që ka goditur Gackon brenda një jave. Më 19 nëntor, në këtë zonë ishin regjistruar deri në 80 litra shi për metër katror, ndërsa reshjet kishin shkaktuar rritje të nivelit të lumit Mušnica dhe përmbytje të disa rrugëve.



Read it all at Gazeta e Prizrenit