Flamurtari ka përforcuar repartin difensiv me transferimin më të ri në merkato. Bëhet fjalë për Eric Veigan i cili është lojtari më i ri që i është bashkuar klubit vlonjat.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Flamurtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi 28-vjeçar vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencave në vende si Gjermania dhe Portugalia.
Njoftimi zyrtar i Flamurtarit:
Eric Veiga është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.
Emri: Eric
Mbiemri: Veiga
Datëlindja: 18 shkurt 1997
Pozicioni: Mbrojtës i majtë
Vjen pas eksperiencës së fundit si futbollist me ekipin Avs Futebol (Portugali).
Gjithashtu është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave të Portugalisë, si dhe me ekipin kombëtar të Luksemburgut.
Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C!