Dani Olmo drejt largimit

- Bota Sot

Dani Olmo drejt largimit

Pas humbjes në finalen e Superkupës ndaj PSG-së, Tottenham i është kthyer merkatos.

Klubi londinez synon ta mbyllë këtë afat kalimtar me dy goditje të bujshme.

I pari është Eberechi Eze i Crystal Palace, i dyti Dani Olmo i Barcelonës. Mediat spanjolle raportojnë se Tottenham është gati të paguajë 70 milionë euro për të transferuar Dani Olmo.

Katalanasit janë duke e shqyrtuar me kujdes këtë ofertë, duke ditur konkurrencën e shumtë që kanë në repartin që mbulon Dani Olmo. Ndaj, nuk do ishte aspak befasi nëse Barcelona i thotë “po” ofertës së Tottenham.

Ndërkohë, vetë lojtari ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar te Barcelona dhe të fitojë sa më shumë trofe me katalanasit.



Read it all at Bota Sot