Egnatia synon sot të bëjë një tjetër hap historik në Ligën e Konferecnës.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, përballet me Olimpija Ljubljanën në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë u mbyll me shifrat 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do luhet në një stadium me atmosferë të zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat.
Trajneri Tetova kishte disa dilema sa i përket formacionit për krahët e mbrojtjes e në fund ka zgjedhur Haime në vend të të pezulluarit Fangaj në krahun e djathtë.
Ndërsa Alijev ka ruajtur vendin e tij në të majtën ndonëse ishte i gatshëm edhe Ndreca.