Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

- Bota Sot

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi në këtë shtet.

Sipas një ligji kundërthënës të miratuar më 2015, por që rrallë ishte përdorur para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia mund të ndalojë organizatat e huaja që i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare.

Stafi i këtyre organizatave që shpallen “të padëshirueshme” rrezikojnë ndjekjen penale.

Kremlini ka intensifikuar shtypjen e mediave të pavarura, fushatë që zgjat që një dekadë, pas dërgimit të trupave në Ukrainë në vitin 2022, duke miratuar ligje censurimi që ndalojnë kritikat ndaj ushtrisë.

Reporterët pa Kufij, me seli në Francë, denoncon vazhdimisht sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ndihmon gazetarët e përndjekur.

Vetëm muajin e kaluar, një gjykatë ruse dënoi një gazetare dhe ish-vullnetare të liderit të ndjerë opozitar Alesei Navalny – organizatat e të cilit janë shpallur “ekstremiste” në Rusi – me 12 vjet burgim.

Reporterët pa Kufij e përshkruan burgosjen e saj si një “simbol të shtypjes së zërave të pavarur nga Kremlini” dhe bëri thirrje për lirimin e saj, siç kërkon për të gjithë gazetarët e arrestuar në Rusi.

Lista e entiteteve “të padëshirueshme” që ka Ministria ruse e Drejtësisë deri më tani përfshin rreth 250 organizata, duke përfshirë Radion Evropa e Lirë, Amnesty International, Greenpeace dhe Universitetin Jale./REL



Read it all at Bota Sot