Egnatia luan sot një ndeshje historike në Rrogozhinë përballë Olimpija Ljubljanës në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
Dhe ashtu siç pritej,e dhe publiku do të jetë i denjë për përballej të tilla.
Klubi bëri të ditur me një njoftim në rrjete sociale, se janë shitur të gjitha biletat për takimin e sotëm, që do të thotë se të gjitha tribunat do të jenë të mbushura për këtë sfidë që mund t’i sigurojë rrogozhinasve pjesëmarrjen në play-off të Ligës së Konferencës, vetëm një hap larg fazës në grupe të turneut.
Stadiumi “Arena Egnatia” përllogaritet se ka një kapacitet prej pak më shumë se 4200 vendesh pas rikonstruksionit që pësoi dhe fakti që të gjitha biletat janë shitur, garanton një atmosferë të zjarrtë në takimin ndaj sllovenëve, në mbështetje të kampionëve të Shqipërisë.