Ballkani pëson humbje të rëndë në Dublin

- Bota Sot

Ballkani pëson humbje të rëndë në Dublin

Ballkani i Therandës është eliminuar nga garat evropiane.

Skuadra e Republikës së Irlandës, Shamrock Rovers, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Ballkanit, në ndeshjen e kthimit të rrethi të tretë të Conference League.

Shamrock Rovers e ka përmbysur humbjen në Prishtinë me rezultat 1:0 nga Ballkani.

Skuadra nga Theranda nuk i rezistoi atmosferës në stadiumin në Dublin.

Gaffney (45+1 e 48), Honohan (55), Burke (67’) – realizuan për fitoren e skuadrës nga Irlanda.

Ballkani pas dy viteve rresht në garat e grupeve në Conference League, këtë vit nuk ia doli duke u eliminuar në rrethin e tretë.

Vendasit treguan lojë të mirë dhe me golat e pjesës së dytë i shkaktuan humbje të rëndë Ballkanit..



Read it all at Bota Sot