Interi kërkon të paktën 15 milionë euro për Kristjan Asllanin, por Torino nuk ka në dispozicion buxhet të madh për merkato.
Mesfushori shqiptar mbetet në krye të listës së dëshirave të trajnerit granata, Davide Vagnati.
Ky i fundit shikon te Asllani cilësitë e një lojtari që mund të bëjë diferencën në klubin e Torinos, ku për momentin mungon një lojtar që lidh repartet.
Për këtë motiv drejtuesit e klubit në fjalë po punojnë që të ulin pretendimet e Interit, i cili mund të kënaqej me një shifër më të ulët nëse skuadra e ardhshme e Asllanit i premton një përqindje në rast se shqiptari do shitet në të ardhmen.
Në orët e fundit zikaltrit po mendojnë për të shtuar një profil tjetër mesfushori në ekip pasi Marotta ka ngritur telefonin për tu interesuar për Manu Koné. Mesfushori i Romës pëlqehet nga presidenti i Interit edhe pse deri më tani ende nuk ka asnjë kontakt konrekt mes dy skuadrave.