Hajduku i Splitit kokulur lëshuan stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Dinamo City, pas 120 minutave e ka mposhtur me rezultat Hajdukun e Splitit, duke e përmbysur humbjen me 1:0 në Polud dhe kualifikohen në play-off të Conferende League.
Mediat kroate e quajnë debakël humbjen dhe eliminimin e Hajdukut nga garat evropiane.
“24 sata” shkruan: “Debakli i Hajdukut në Tiranë! I thonë lamtumirë Evropës”.
“Veçernj List” ka shkruar: “Hajduku eliminohet nga Evropa!
Të bardhët arritën në kohën shtesë me një lojtar më pak dhe u shkatërruan plotësisht në Tiranë”.
“Index” ka shkruar: “Hajduku pësoi një debakël në Shqipëri dhe u eliminua nga Evropa”.
“Tronditje në Tiranë: Udhëtimi i Hajdukut në Evropë ka mbaruar.
Kaos i përgjithshëm në stadium, ata po festojnë, por sigurisht që këta janë tifozë vendas. Dhe si i përcolli “Torcida” lojtarët e Hajdukut?
Nuk kishte përshëndetje standarde si në humbje ashtu edhe në fitore, lojtarët ikën shpejt në teshatore”, shkruan “Slobodna Dalmacija”.