Leao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit italian

- Bota Sot

Leao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit italian

Rafael Leao publikisht ka kërkuar nga Milani që të sjellë Moise Kean nga Fiorentina, si partner të ri në sulm. 

Ylli portugez po merrte mesazhe nga tifozët gjatë një transmetimi live në Tëitch, ndërsa luante lojëra këtë javë. 

Në mes pyetjeve që ai iu përgjigj, dikush e pyeti nëse do të sillte Kean për transmetimin tjetër, por Leao shkoi edhe më tej. 

“Do të doja… Edhe për Milanin. E dua Moisen, ai është vëllai im dhe së bashku do të ishim të çmendur. Do t’i shkatërronim të gjithë”, ka thënë Leao. 

Shanset që ky transferim të ndodhë janë të vogla, veçanërisht pasi klauzola prej 52 milionë eurosh e lirimit në kontratën e Kean me Fiorentinën ka skaduar. 

Aktualisht, ai është duke diskutuar për një marrëveshje të re që do të rrisë ndjeshëm ose madje do ta heqë këtë klauzolë për sezonin e ardhshëm. 

Ndërkohë, Milani është në negociata me Manchester United për të siguruar huazimin e Rasmus Hojlund me opsion blerjeje, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai do të ngjallë po aq entuziazëm tek Leao sa ideja e bashkëpunimit me Kean.



Read it all at Bota Sot