Armand Duka reagon

- Bota Sot

Armand Duka reagon

Dinamo shkroi historinë mbrëmjen e djeshme në Conference League. “Blutë” eliminuan nga ky turne Hajduk Split, me dinamovitët që kualifikohen në “Play-Off” të Conference League.

Për këtë kualifikim hsitorik ka reaguar Armand Duka. Kreu i FSHF-së shkruan se gjithçka ishte e merituar. Ndër të tjera uron që Dinamo të arrijë në grupet e Conferencëe League, teksa nga krahu tjetër ndjen keqardhje për eliminimin e Egnatias.

“Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!

Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në "Air Albania" pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.

Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.

Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë”, ka shkruar Duka.



Read it all at Bota Sot