Regi Lushkja mund të largohet nga Egnatia gjatë kësaj merkatoje. Për të ka interesim konkret nga një ekip turk.
Bëhet fjalë për Sivasspor, me këto të fundit që dëshirojnë shërbimet e ish-it të Laçit për të përforcuar ekipin.
Nga sa mësohet ish-skuadra e Rey Manajt ka bërë ofertën konkrete për Lushkjen, gjë e cila kap shifrën e 100 mijë eurove.
Një shumë kjo që duket shumë e vogël nga drejtuesit e kampionëve për një ga futbollistët më të mirë të Superirores. Për momentin bisedimet vazhdojnë, port e Egnatia nuk heqin dorë nga lideri i ekipit për një shumë të vogël.