Tri skuadra shqiptare mbajnë gjallë ëndrrën europiane

- Bota Sot

Tri skuadra shqiptare mbajnë gjallë ëndrrën europiane

Tri skuadra shqiptare mbajnë gjallë ëndrrën europiane: Drita, Dinamo City dhe Shkëndija në play-off

Ishin 10, mbetën vetëm tri. Drita nga Kosova, Dinamo City nga Shqipëria dhe Shkëndija nga Maqedonia e Veriut janë tri skuadrat shqiptare që kanë mbetur ende në garë për kualifikim në Europë.

Shkëndija i ka punët më së miri, pasi që e ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, por do të synojë më lart.

Ekipi shqiptar nga Tetova luan në play-offin e Ligës së Europës, ku do të përballet me skuadrën bullgare, Ludogorets.

Kampionia e Kosovës, Drita u eliminua mbrëmë në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Europës, kurse do të vazhdojë garën në play-offin e Ligës së Konferencës, aty ku do të ketë punë me ekipin nga Luksemburgu, Differdange, të cilin e kishte eliminuar pak javë më herët nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, ekipi nga Shqipëria, Dinamo City shkroi histori, duke u kualifikuar në play-off të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi mbrëmë gjigantin kroat, Hajduk Split.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja e siguroi kualifikimin tutje pas vazhdimeve, teksa në play-off do të ketë punë me skuadrën polake, Jagiellonia.

Ndeshjet e para luhen më 21 gusht, kurse ato të kthimit një javë më vonë.



Read it all at Bota Sot