Kishin ardhur në Tiranë për festë, zhgënjimi i tifozëve të Hajduku

- Bota Sot

Kishin ardhur në Tiranë për festë, zhgënjimi i tifozëve të Hajduku

Kishin ardhur në Tiranë për festë, zhgënjimi i tifozëve të Hajdukut pas eliminimit nga Dinamo

Dinamo e Ilir Dajës shkruajti mbrëmë historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas triumfit 3:1.

Pavarësisht se bastet favorizonin kroatët dhe ishin të paktë ata që besonin te kryqytetasit, ata ja dolën të triumfonin në “Air Albania”.Më të zhgënjyerit për këtë eliminim padyshim janë tifozët e shumtë të Hajdukut të cilët udhëtuan nga Kroacia në Shqipëri.

Të gjithë prisnin një festë të madhe pas mbylljes së sfidës, por Dinamo ua ngriu buzëqeshjen në fytyrë.

“Torcida” nuk i përshëndeti farë lojtarët pas mbylljes së ndeshjes të cilët ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Tifozët thjesht qëndruan në tribuna me kokat ulura dhe pa këngë.



Read it all at Bota Sot