Interi bën presion

- Bota Sot

Interi bën presion

Interi ka hedhur hapin vendimtar drejt afrimit të mesfushorit francez, Manu Koné, nga Roma, por dilema mbetet: çfarë do të ndodhë me Ademola Lookman?

Për sulmuesin nigerian, përgjigjja pritet në ditët e ardhshme, pasi përfundimi i marrëveshjes për Koné dhe shitjet e mundshme të Asllanit (Torino ose Bologna) si dhe e Zielinskit (pista nga Arabia) mund të sjellin fondet e nevojshme për një goditje të dyfishtë në merkato.

Aktualisht, Interi nuk ka hequr dorë nga Lookman, por gjithçka është në pritje, kryesisht për shkak të qëndrimit të ashpër të Atalantës. Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të re: sulmuesi nigerian refuzon kategorikisht rikthimin në Bergamo dhe i ka thënë jo si Napolit, ashtu edhe ofertave nga Premier League. Sipas zërave, ai është qetësuar nga drejtuesit zikaltër dhe nga Londra, ku ndodhet prej disa ditësh, pret zhvillimet e reja të kësaj “telenovele” merkatoje.

Shanset për një marrëveshje ekzistojnë ende, edhe pse hapësira është ngushtuar. Lëvizja e Interit ka vënë Atalantën përpara një zgjedhjeje të vështirë: ose të tentojë një pajtim të vështirë me Lookman, ose të ndryshojë qëndrim ndaj ofertës zikaltër. Për momentin, nuk ka asnjë klub tjetër në lojë dhe, mbi të gjitha, dëshira e lojtarit mbetet vetëm Interi.



Read it all at Bota Sot