Isak mungon në javën e parë

- Bota Sot

Isak mungon në javën e parë

Mbrëmjen e sotme ngrihet sipari i sezonit të ri në Premier League, me kampionët në fuqi të Liverpool-it që do të presin në “Anfield” Bournemouth-in.

Të shtunën, në orën 13:30, një nga sfidat më interesante të javës së parë do të jetë ajo mes Aston Villas dhe Neqcastle-it, por skuadra mike nuk do të ketë në dispozicion yllin e saj më të madh, Alexander Isak.

Sulmuesi suedez ndodhet në konflikt të hapur me klubin, pasi kërkon të transferohet te Liverpool-i. Deri tani, ai është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe për këtë arsye nuk është thirrur për sfidën në “Villa Park”.

“Situata e Alex nuk ka ndryshuar prej kohësh dhe do të vazhdojë kështu,” deklaroi trajneri Eddie Hoqe në konferencën e sotme për shtyp.

Tekniku i Neqcastle-it pranoi se periudha e përgatitjeve verore ka qenë e vështirë, si për lojtarët ashtu edhe për stafin, duke ndikuar në paraqitjet në ndeshjet miqësore. Megjithatë, ai vlerësoi forcën mendore dhe unitetin e grupit në fazën finale të stërvitjeve.



Read it all at Bota Sot