Ballafaqimi mes KF Arsimit dhe Struga Trim Lum luhet sot në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Maqedonisë Veriut.
Ndeshja luhet (17.00) në Gostivar.
Kapiteni i skuadrës së Arsimi, Argjent Gafuri, shpreh optimizmin për takimin e sotëm.
“Struga është një kundërshtar i fortë, me shumë përvojë… por ne jemi gati! Kemi analizuar çdo detaj dhe e dimë ku mund ta godasim kundërshtarin e sotme.
Pres një betejë të madhe nga minuta e parë deri në atë të fundit, por besoj te forca e ekipit tonë dhe zemra e tifozëve tanë.” – thotë Argjent Gafuri.
"Kemi respekt të madh për kundërshtarin, por kemi një objektiv të vetëm: fitoren, çdo lojtar e di peshën kësaj ndeshjeje dhe është gati të japë gjithçka për tre pikët", tha futbollisti.