Italiani flet para derbit të shqiptarëve

- Bota Sot

Italiani flet para derbit të shqiptarëve

Java e dytë e Maqedonisë së Veriut sjellë ndeshjen KF Arsimi - Struga Trim Lum. 

Ndeshja luhet sot (17.00) në Gostivar.

Marco Angeletti, ishte një ndër 4 debutuesit në skuadrën e Struga Trim Lum në ndeshjen e xhiros së parë kundër Makedonija GJ.P.

 “Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme, kemi punuar shumë mirë, për të qenë gati ndaj kundërshtarit tonë.” – u shpreh fillimisht portieri italian Marco Angeletti, në prag të ndeshjes me KF Arsimin.

Skuadra nga Çegrani sot për herë të parë në histori do të luaj një ndeshje të Ligës së Parë para tifozëve të saj, ashtu që pritet një interesim i jashtëzakonshëm. Megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak Angelettin. 

“Është e vërtetë që ndoshta ata janë të emocionuar për këtë gjë, debutimin në Ligën e Parë para tifozëve të tyre, por kjo gjë nuk ndryshon asgjë për ne si skuadër. Neve do ndjekim planin dhe instrukcionet e trajnerit për të marrë fitoren e rradhës në kampionat” – thotë italiani, i cili ka mbetur i kënaqur me fitoren nga ndeshja e parë, por gjithsesi edhe faktin se arriti që të debutojë duke mos pranuar asnjë gol: “Fillimi i kampionatit me një fitore ishte i mirë dhe mund të them se na i shtoi edhe më shumë vetëbesimin.

Është objektivi im personal dhe i ekipit që të mos pësoj asnjë gol, ashtu që do të përpiqem me të gjitha forcat që të bëjë një gjë të tillë sa më shumë në ndeshjet në vijim.”

Angeletti foli edhe për mikpritjen që i është bërë këtu në Strugë.

“Mikpritja që nga momenti i parë ishte shumë e mirë. Nuk ishte e vështirë të ambientohesha, pasi anëtarët e ekipit më ndihmuan shumë. Gjithashtu edhe vitin e kaluar kam luajtur jashtë vendit, kështu që jam mësuar më me këtë fakt.” – përfundoi intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit, Marco Angeletti.



Read it all at Bota Sot