Sot, me ndeshjet në Kavadar dhe Gostivar, fillon java e 2-të e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Derbi luhet sot nga ora 17:00 në Kavadar, ku Tikvesh pret Vardarin.
Pritet të jetë një spektakël me të paktën 5,000 tifozë.
Në Gostivar luhet derbi i skuadrave shqiptare, skuadra e Arsimit të Çegranit do të luajë para tifozëve të saj për herë të parë si skuadër e ligës së parë.
Arsimi ndeshet me Struga Trim Lum.