Maresca: Na duhet një mbrojtës i ri

- Bota Sot

Maresca: Na duhet një mbrojtës i ri

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së vikendit në Premier League ndaj Crystal Palaces.

Maresca u shpreh haptas se i duhet edhe një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas lëndimit të Colwill, trajneri italian thotë se Bluve të Londrës i duhet një mbrojtës.

“Klubi e di këtë, neve na duhet një mbrojtës i ri pas lëndimit të Colwillit. Ne jemi duke kërkuar një mbrojtës”, u shpreh Maresca

Kujtojmë që të dielen Chelsea luan ndaj Crystal Palaces, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Premier League.



Read it all at Bota Sot