Të paktën dy persona janë plagosur në një të shtënë me armë zjarri që shpërtheu jashtë një xhamie në Orebro të Suedisë, raporton Metro.
Autori i krimit, i cili është në arrati, hapi zjarr gjatë lutjeve në një xhami në lagjen veriore të Vivalla rreth orës 13:45 sipas orës lokale.
Policia suedezë bën të ditur se aktualisht nuk kanë informacione në lidhje me shkallën e dëmit, por bën thirrje publike që të mos afrohen te vendi i ngjarjes.
Raportohet poashtu se shumë njerëz ndodheshin brenda ndërtesës në atë kohë.