Kontrata me Al-Nasr gati për nënshkrim

- Bota Sot

Kontrata me Al-Nasr gati për nënshkrim

Ylli i Bajernit, Kingslej Koman, po shkon në shkretëtirë për t’iu bashkuar Al-Nasr.

Ai ka marrë dritën jeshile dhe do të fluturoj sot për në Hong Kong për t’iu bashkuar Al-Nasr.Kontrata pritet të nënshkruhet në Azi.

Tarifa e transferimit thuhet të jetë rreth 30 milionë euro, dhe sulmuesi francez do të marrë një kontratë trevjeçare. Koman ka qënë me Bajernin që nga viti 2015.

Pas një huazimi dyvjeçar nga Juventus, ai u nënshkrua në mënyrë permanente në 2017 për një tarifë transferimi prej rreth 21 milionë eurosh. Ai u bë i pavdekshëm kur shënoi golin e fitores me kokë në finalen e Ligës së Kampionëve 2020 kundër PSG (1-0).

Por koha e tij te Bajern ishte gjithashtu e shoqëruar disa herë nga probleme dëmtimi. Tani Koman po eksploron rrugë të reja.



Read it all at Bota Sot