“Nuk kam pas shpirt me pa videon”, nëna e 13 vjeçares që u sulmua nga shoqet thyen heshtjen

- Bota Sot

“Nuk kam pas shpirt me pa videon”, nëna e 13 vjeçares që u sulmua nga shoqet thyen heshtjen

Nëna e vajzës nga Gjilani e cila ditë më parë u sulmua fizikisht nga disa bashkëmoshatare të saj ka thyer heshtjen, gjersa në një rrëfim emocional  bëri thirrje që prindërit të tregojnë më shumë kujdes ndaj fëmijëve të tyre, duke theksuar rëndësinë e dashurisë, përkushtimit dhe ndjenjës së empatisë në edukimin e tyre.

Ajo ka folur për ngjarjen në emisionin “Kosova Today", gjersa tha se ‘nuk ka pas shpirt me pa videon’.

Në rrëfimin e saj emocional, ajo bëri thirrje që prindërit të tregojnë më shumë kujdes ndaj fëmijëve të tyre, duke theksuar rëndësinë e dashurisë, përkushtimit dhe ndjenjës së empatisë në edukimin e tyre.

“Jo nuk e kam pa, e kam dëgju veç një pjesë të shkurtë zërin e vajzës dhe me u ndje mas keqti që mundet me u ndi një nanë për fëmijën e vet. Për neve është një rast shumë i vështirë. Nuk ia kisha uru asnjë nane dhe asnjë fëmije me përjetua këtë që ne e kemi përjetu”, tha ajo.

Ajo ndër tjerash tha se do të donte ta takonte personalisht gjyqtarin që e ka cilësuar lëndën si lëndim të lehtë trupor.

“Nëse kjo video cilësohet si lëndim i lehtë trupor, çka mund të konsiderohet lëndim i rëndë?”, tha ajo.



Read it all at Bota Sot