Gyokeres gati për Manchester United, Arteta: Do të ketë ndikim të madh

- Bota Sot

Gyokeres gati për Manchester United, Arteta: Do të ketë ndikim të madh

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se sulmuesi i ri suedez, Viktor Gyokeres, është gati të debutojë në Premier League kundër Manchester United, këtë të diel në “Old Trafford”.

Gyokeres, i transferuar këtë verë nga Sporting për një shumë të madhe parash, ka qenë ndër emrat më të kërkuar pas sezonit të kaluar ku kishte shënuar pesëdhjetë e katër gola në të gjitha garat. 

Arteta është i bindur se Gyokeres do ta bëjë diferencën. “Adaptimi i tij ka qenë shumë i mirë. Ne duhet t’i krijojmë kushtet që ai të bëjë atë që di më mirë: të shënojë gola”, ka thënë ai.

Ndeshja kundër United do të sjellë edhe një duel interesant mes dy sulmuesve të rinj të këtyre skuadrave, pasi Benjamin Sesko ka qenë fillimisht në shënjestër të Arsenal para se të nënshkruante me “Djajtë e Kuq”.

Arteta ka konfirmuar gjithashtu se Martin Odegaard do të vazhdojë të jetë kapiten, pavarësisht sugjerimeve nga ish-legjenda e klubit, Tony Adams, për t’ia dhënë shiritin Declan Rice. “Lojtarët vetë votuan, dhe me një diferencë të madhe, zgjodhën Odegaard”, ka thënë trajneri spanjoll.



Read it all at Bota Sot