Liverpool pret 45 milionë euro nga largimi i 22-vjeçarit

- Bota Sot

Liverpool pret 45 milionë euro nga largimi i 22-vjeçarit

Pasi dështoi në finalen e Community Shield kundër Crystal Palace, Liverpool tregoi se nuk është ende gati për sezonin e ri, të cilin e fillon sonte, duke pritur në shtëpi Bournemouth.

Kampioni në fuqi i Anglisë po synon të bëjë të paktën edhe dy transferime deri më 1 shtator kur mbyllet merkato, ku synimi kryesor është transferimi i Alexander Isak dhe po punohet edhe për Marc Guehi.

Përveç merkatos hyrëse, klubi i kuq po punon për të finalizuar një shitje jo pak të bujshme. Harvey Elliott, ylli i Anglisë në Euro U21 që u mbajt këtë verë, duket se nuk ka më vend te Liverpool dhe po kërkon një ekip të ri.

Mediat angleze raportojnë se Crystal Palace ka bërë një ofertë rreth 45 milionë euro për yllin 22-vjeçar. Një shifër vërtet e mirë dhe brenda pritshmërive të klubit të kuq.



Read it all at Bota Sot