Anija “Lissus” shpëton 25 emigrantë në bashkëpunim me Rojën Bregdetare Turke

- Bota Sot

Anija “Lissus” shpëton 25 emigrantë në bashkëpunim me Rojën Bregdetare Turke

Anija “Lissus” P-133, pjesë e misionit në detin Egje zhvilloi një operacion kërkim-shpëtimi (SAR) në bashkëpunim me Rojën Bregdetare Turke, bëri të ditur sot Forca Detare.

Gjatë patrullimit, efektivi i P-133 konstatoi një gomone me emigrantë e nisur nga brigjet turke, duke ndërhyrë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë.

Në bord ndodheshin gjithsej 25 persona me kombësi afgane dhe siriane, 8 meshkuj, 9 femra, 8 fëmijë.

“Falë veprimit të shpejtë dhe bashkëpunimit në kohë operacioni u përmbyll me sukses, duke siguruar shpëtimin dhe transportin e tyre drejt autoriteteve përgjegjëse”, thekson Forca Detare.

Forca Detare nënvizon se, “ky është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Forcës Detare për të garantuar sigurinë e jetës në det dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë”.



Read it all at Bota Sot