Dinamo City ndahet zyrtarisht nga ylli i skuadrës

- Bota Sot

Dinamo City ndahet zyrtarisht nga ylli i skuadrës

Për Baton Zabërgjën nuk mund të kishte fund më të bukur me Dinamo City se ai i mbrëmshmi kur “blutë” eliminuan në turin e tretë eliminator ekipin e Hajdukut të Splitit.

Ndërsa pasditja e sotme ishte kohë lamtumirash pasi lojtari publikoi një letër ku falenderoi tifozët dhe klubin për gjithçka. Pak minuta më vonë edhe Dinamo City u përgjigj po me një postim publik ku uroi lojtarin për aventurën e tij të re në Ukrainë.

“Ndeshja kundër Hajdukut në “Air Albania” ishte e fundit për Baton Zabërgjën me fanellën e Dinamo City, para transferimit në Ukrainë. Dhe ‘Zabi’ luajti siç di vetë, duke vënë “firmën” e tij në suksesin e madh të Dinamos.

Klubi blu dhe veçanërisht presidenti Adrian Bardhi e falënderojnë lojtarin për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional.

Shembulli më i mirë i futbollistit që sakrifikon gjithçka për fanellën dhe shokët e ekipit. I dha shumë Dinamos dhe mori po aq shumë prej saj.

Suksese me skuadrën e re në Ukrainë! Do të mbetesh gjithmonë një dinamovit, dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur. Faleminderit Baton Zabërgja!”, shkruhej në njoftimin e Dinamo City-t.



Read it all at Bota Sot