Shkëndija e Tetovës u eliminua në turin e tretë të Champions League nga Qarabagu dhe tashmë do të luajë në Play Off të Europa League.
Një nga lojtarët e klubit shqiptar la përshtypje në ndeshjen e fundit.
Bëhet fjalë për Fabrice Tamba i cili arriti të realizojë gol ndaj Qarabagut, dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re. Siç raportojnë mediat azere, Qarabagu kërkon të transferojë sulmuesin 21-vjeçar të Shkëndijes së Tetovës.
Trajneri i ka kërkuar drejtuesve të klubit azer të nënshkruajnë me Tamba në këtë afat kalimtar. Sulmuesi senegalez ka një kontratë aktuale me Shkëndijen që skadon në verën e vitit 2028.