Legjenda e United i zhgënjyer për faktin se Gyokeres u transferua tek Arsenali

- Bota Sot

Legjenda e United i zhgënjyer për faktin se Gyokeres u transferua tek Arsenali

Dimitar Berbatov ka pranuar se është “i zhgënjyer” që Viktor Gyokeres zgjodhi të bashkohej me Arsenalin, teksa ish-klubi i tij Manchester United përgatitet të përballet me të. 

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, ka shprehur zhgënjimin e tij që Gyökeres vendosi të transferohej te Arsenali gjatë verës, në një marrëveshje që përfundoi me vlerë 64 milionë euro. 

“Djajtë e Kuq”, nga ana tjetër, zgjodhën të nënshkruajnë me Benjamin Sesko, dhe të dy sulmuesit pritet të përballen kokë më kokë të dielën, kur Manchester United dhe Arsenal të nisin fushatën e tyre në Ligën Premier. 

Gyokeres regjistroi një sezon spektakolar me 54 gola në të gjitha garat për Sportingun sezonin e kaluar, ndërsa Sesko realizoi 21 gola me RB Leipzig.

Berbatov parashikon një duel intrigues mes dy qendërsulmuesve, por edhe mes trajnerëve Mikel Arteta dhe Ruben Amorim. 

“Po, ai ishte fenomenal në Portugali. Jam pak xheloz, për të qenë i sinqertë. Jam i trishtuar, madje edhe i zhgënjyer që nuk shkoi te Manchester United, sepse ekzistonte edhe një lidhje portugeze”.

“Por ai zgjodhi Arsenalin. Në një farë mënyre, e kuptoj. Arsenali po luan mirë, një futboll të bukur, me pasime të shpejta, kërkojnë hapësirat”. 

“Mikel Arteta është nxënës i Pep Guardiolës dhe kjo është mënyra si luan. Ai nuk do ta ndryshojë kurrë këtë stil”, ka thënë ish-futbollisti bullgar.



Read it all at Bota Sot