Chiesa pas golit të fitores: Mendjen e kisha vetëm te Jota dhe familja e tij

- Bota Sot

Chiesa pas golit të fitores: Mendjen e kisha vetëm te Jota dhe familja e tij

Federico Chiesa shënoi golin e fitores për Liverpool-in mbrëmë në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Premier Ligës.

Ndonëse ishte moment i madh personal, italiani tha se në mendje kishte bashkëlojtarin e tij të ndjerë, Diogo Jota dhe vëllanë e tij, Andre Silvën, që humbën jetët në një aksident me veturë më 3 korrik.

“Ishte një moment i shkëlqyer për mua… por mendimet e mia ishin te Diogoja. Ishte shumë emocionale, shumë emocionale për mua”, ka thënë Chiesa pas ndeshjes.

“Duhet të them se pas golit mendjen e kisha te familja e tij, te vëllai i tij Andre. Kjo është e vetmja gjë që mund të mendoja”.



Read it all at Bota Sot